Gjermania mbështet zgjatjen e armëpushimit Izrael-Hamas
Gjermania tha se mbështet zgjatjen e armëpushimit, ndërsa shtoi se ajo duhet të përdoret si “një urë drejt një procesi politik” për një zgjidhje të qëndrueshme.
Zëvendëszëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Kathrin Deschauer, tha se Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock theksoi para të pranishmëve në takimin për ministrat e jashtëm në Spanjë se armëpushimi duhet të zgjasë “për aq kohë sa të jetë e mundur” në mënyrë që pengjet të mund të lirohen dhe ndihma humanitare të mund të dërgohet në Gaza.
“Gjëja kryesore që ne aktualisht po përpiqemi të bëjmë është të shohim vuajtjet e njëri-tjetrit. Sepse vetëm nëse vuajtjet e të tjerëve mund të shërohen, do të marrin fund edhe vuajtjet tuaja. Izraelitët mund të jetojnë në siguri vetëm nëse palestinezët jetojnë në siguri”, tha Baerbock, raporton Al Jazeera.