Gjermania, mbi 50 mijë infektime në ditë me Covid-19

12 nëntor 2021 | 08:01

Besohej se ky do të ishte dimri i fundit i pandemisë, por shifrat e infektimeve në Evropë janë pesimiste. Në Gjermani shifrat ditore thyen një rekord të ri negativ me mbi 50 mijë raste.

Bëhet fjalë për mbi 10 mijë raste më shumë krahasuar me rekordin pandemik të thyer para një dite.

Kurrë më parë në mbi 1 vit e gjysmë infektimet nuk kishin regjistruar një diferencë kaq të lartë brenda një dite.

Dyndjet në spitale po shtohen, ndërsa shihet tashmë si të pashmangshme bllokada në ambientet publike dhe vendet e punës për këto që nuk është vaksinuar.

Thellohet rekordi negativ ditor pandemik edhe në Austri, në gati 12 mijë raste të reja.

Shifra të lartë edhe në Greqi ku autoritetet japin alarmin se dyndja e të shtruarve me COVID po përsërit krizën e muajit Mars.

Njësitë e intubimit kanë edhe 11 vende bosh, para se kapacitetet e spitaleve shtetërore të ezaurohen plotësisht, ndërsa ndihmë u është kërkuar klinikave dhe mjekëve privatë.

Infektimet në Itali prekën për të parën herë prej fillimit të Majit, kotën e 8 mijë rasteve, teksa shifrat më të larta prej Shtatorit shënoi edhe Franca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e LV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila,…