Gjermania me mesazh të qartë për Serbinë: S’ka BE, pa e njohur Kosovën
16 nëntor 2018
| 23:32
Peter Bayer, një anëtar i CDU në Bundestag, në një intervistë për “Deutsche Welle”, e ka përsëritur qëndrimin e Gjermanisë për Serbinë. S’ka BE për Serbinë, pa njohje të Kosovës! Këto ishin fjalët e Bayer kur u pyet për negociatat e Serbisë për BE. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës, ka modele të ndryshme për këtë, e di që nuk është e lehtë, por në të vërtetë ky ishte kushti që nga fillimi i bisedimeve. Dhe kjo nuk është me të vërtetë asgjë e re. Është e qartë për të gjithë që nga fillimi, dhe është e habitshme pse tani është duke u ngritur aq shumë pluhur për këtë gjë”, ka deklaruar Bayer.