Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
09 janar 2025
| 12:21
Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar këtë të enjte se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Votimin do të mund ta bëjnë me postë nga 9 janari, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm, më 8 shkurt.