Gjermania, me të infektuar nga Covidi, u afrohet Amerikës dhe Kinës

30 prill 2020 | 09:11

Gjermania ka publikuar raportin e infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19.

Gjermania regjistroi 1 478 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë 24 orëve të kaluara, duke ngritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 159 119, tha të enjten Agjencia e Qeverisë Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton “Reuters”.

Numri i të vdekurve u rrit në 6 288, 173 më shumë, por prapë shifër më e vogël se 202 nga dita e kaluar, sipas Institutit Robert Koch (RKI).

Në kulmin e epidemisë në Gjermani, më shumë se 6 000 infeksione të reja u regjistruan në një ditë të vetme nga RKI.

Të martën presidenti i RKI, Lothar Wieler, u kërkoi bashkatdhetarëve të vet të mos rrezikojnë rezultatet e arritura në përmbajtjen e virusit, transmeton lajmi.net. “Ne duam të vazhdojmë ta mbrojmë këtë sukses dhe mund ta bëjmë atë nëse u përmbahemi rregullave të caktuara”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba…