Gjermania merr 10 milionë maska nga Kina
27 prill 2020
| 10:58
Gjermania mori një ngarkesë prej 10 milionë maskash nga Kina ditën e sotme, shkruan CNN.
Avioni më i madh i ngarkesave në botë, Antonov AN-225, i drejtuar nga ushtria gjermane, u ul në aeroportin e Leipzigut.
Dy dërgesa të tjera të drejtuara po nga ushtria gjermane pritet që të sjellin edhe 15 milionë maska të tjera.
Për qytetarët gjermanë, mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme.
Deri më tani në Gjermani janë shënuar 5 976 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 157 770 të infektuar.