Gjermania mposhtet nga Meksika
17 qershor 2018
| 19:00
Kombëtarja e Gjermanisë është mposhtur nga Meksika me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Në minutën e 35-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, ekipi i trajnerit kolumbian, Osorio kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Hirving Lozano.
Me këtë fitore Meksika tani kryeson tabelën e grupit F me 3 pikë, kurse Gjermania është në pozitën e fundit.