Gjermania mposhti Italinë, Holanda barazon me Spanjën

20 mars 2025 | 23:55

Janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale të Ligës A të  Kombeve, ku në Danimarka dhe Gjermania kanë marr fitore ndaj Portugalisë dhe Italisë.

Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen në gjysmëfinale, me danezët dhe portugezët që bëjnë një hap të madh për tutje. 

Danimarka ishte më e mirë dhe ka mundur të marr epërsinë në pjesën e parë, por Cristian Eriksen nuk ishte i saktë nga penalltia. 

Loja u vendos në pjesën e dytë, kur Rasmus Hojlund ishte i saktë pas asistimit të Skov Olsen që shënoi për 1-0. 

Në anën tjetër, Gjermania ka fituar me rikthim ndaj Italisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë.  

Ishte Sandro Tonali ai që shënoi në minutën e 9-të, duke i dhënë epërsinë Italisë.  Me të filluar pjesa e dytë, Tim Kleindienst shënoi pas asistimit të Joshua Kimmich për ta quar rezultatin në 1-1.  Në minutën e 76-të, Gjermania mori epërsinë, kur sërish Kimmich asistoi, kësaj radhe te Leon Goretzka i cili shënoi për 2-1.  Ndeshjet kthyese zhvillohen pas tri ditësh, me Danimarkën dhe Gjermaninë që tani janë në epërsi.

Kroacia e ka shokuar Francën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve.

Kroatët mposhtën Gjelat me rezultat 2-0, duke bërë një hap gjigant për promovimin në Ligën A.

Në minutën e tetë, Andrej Kramaric dështoi të kalonte Kroacinë në epërsi, pasi nuk shënoi nga penalltia. Por, në minutën e 26-të, Ante Budimir shënoi golin e parë për kroatët me një asistim të Ivan Perisic. Perisic më pas ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, duke dyfishuar epërsinë e vendasve.

Pjesa e dytë pati shumë raste, mirëpo të dy kombëtaret nuk arritën t’i konkretizonin ato. Në anën tjetër, Spanja i shpëtoi humbjes nga Holanda, duke barazuar 2-2 në udhëtim. Pas nëntë minutash lojë, Nico Williamas kaloi Furinë e Kuqe në epërsi me një asistim të Pedrit.

Por, Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1-1 kur u asistua prej Justin Kluivert në minutën e 28-të. Rezultatin e përmbysi Tijjani Reijnders (46’), me një asistim të bukur nga Jeremie Frimpong. Mirëpo, heroi i Spanjës doli të ishte Mikel Merino, kur shënoi në minutën e 90+3-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2. Kujtojmë se fituesi i duelit mes Kroacisë dhe Francës, do të përballet në gjysmëfinale mes fituesit të duelit Holandë-Spanjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveritë janë të gatshme të përfshijnë Kievin në zinxhirin e…