Gjermania mposhti Serbinë, shpallet kampion bote në basketboll

10 shtator 2023 | 17:03

Gjermania është kampione e botës në basketboll. Në finale të Botërorit 2023, Gjermania e mposhti Serbinë me rezultat 83:77. Finalja e Botërorit është zhvilluar të dielën në Manila të Filipineve.

Ndeshja ishte dramatike dhe e hapur deri në fund. Shkëputjen e madhe gjermanët e bënë në çerekun e tretë, të cilin e fituan 22:10. Por më pas ndeshja u hap sërish dhe u vendos në aksionet e fundit. 21 sekonda para fundit, Dennis Schroeder shënoi për 81:77.

Në aksionet vijuese Serbia dështoi. Schroeder më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 83:77, 12 sekonda para fundit. Rezultati më nuk ndryshoi. Gjermania ka fituar titullin e botës për herë të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Lajmi është…