Gjermania ndalon eksportin e armëve në Turqi
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se Berlini nuk do të lëshojë leje të reja të eksportit të armëve për Turqinë pas ofensivës në Sirinë veriore.
Sulmi i Turqisë ka shkaktuar dënim të gjerë ndërkombëtar. “Për shkak të ofensivës ushtarake turke në verilindje të Sirisë, Qeveria Federale nuk do të lëshojë asnjë leje të re për të gjithë armatimet që mund të përdoren nga Turqia në Siri”, ka thënë Mass për Bild am Sonntag.
Mass njoftoi se nuk do të ndodhë një ndalesë të plotë për shitjen e armëve në Ankara, në vend të kësaj ndalohen vetëm armët që mund të përdoren kundër kurdëve në Sirinë Veriore do të preken. Armët e eksportuara nën lejet ekzistuese me sa duket do të mbeten të pa ndikuara.
Gjermania shiti më shumë se 240 milionë euro armë në Turqi në 2018, duke përbërë gati një të tretën e eksporteve të armëve të vendit. Ankaraja, një partner i Gjermanisë në NATO, është blerësi numër një i armëve gjermane.