![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/fsk-1.jpg)
Gjermania ndihmon FSK-në me 1 milion euro donacion
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar të hënën donacion me vlerë prej një milion eurosh për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, kanë nënshkruar marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e donacionit është 1 milion euro.
Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje shumë të madhe për qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.