Gjermania ndihmon FSK-në me 44 automjete dhe pajisje tjera
26 shtator 2018
| 11:48
Kontingjenti i KFOR-it gjerman i ka dhuruar sot Forcës së Sigurisë së Kosovës automjete dhe pajisje në mbështetje të funksionit që kjo forcë ka në Kosovë.
77 komplete me vegla speciale dhe 44 automjete janë dorëzuar në një ceremoni të veçantë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Gjenerali Rrahman Rama, pas marrjes së donacionit nga KFOR-i gjerman, ka thënë se Gjermania ishte ajo që e ndihmoi FSK-në, në fillimet e ngritjes së saj.