Gjermania ndihmon FSK-në me kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme

15 nëntor 2023 | 16:17

Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro.

Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se donacionin e kanë pranuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Maqedonci është shprehur se Gjermania ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e FSK-së.

“Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamion për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrin vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pjesëtarët…