Gjermania në ankth, Ozili rrezikon seriozisht botërorin “Rusi 2018”
09 maj 2018
| 13:34
Një lajm jo i mirë vjen për tifozët dhe trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë është se Mesut Ozil është lënduar dhe mund të jetë jashtë botërorit “Rusi 2018”.
Besohet se Ozili është i lënduar në shpinë, por trajneri Joachim Low duhet të pres ekzaminimet mjekësore për të parë se a mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit.
“Më vjen inat për dëmtimin. Do të më duhet edhe pak kohë për t’u rikuperuar plotësisht, por besoi se do të jem gati për në Botëror, edhe pse nuk ka asnjë diagnozë të saktë rreth dëmtimit tim”, ka deklaruar Mesut Ozil.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)