Gjermania, nga sot, mund t’i testojë rreth një milion persona në javë për Covid

30 prill 2020 | 10:45

Laboratorët e Gjermanisë kanë rritur kapacitetin e tyre të testimit të koronavirusit në 141 815 teste PCR (reagim i zinxhirit polimerazë) në ditë, sipas Institutit Robert Koch, Qendra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve. Kjo do të thotë se laboratorët mund të kryejnë 860 494 teste në javë, tha RKI. Kjo është një rritje e dyfishtë: javën e kaluar laboratorët gjermanë testuan vetëm 467 137 teste.

Gjermania ka thënë se testimi i gjerë është një faktor kryesor në strategjinë e tij për të luftuar Covid-19 dhe për lirimin e disa prej kufizimeve që janë vendosur në jetën publike. Gjermania raportoi 1 478 raste të reja dhe 173 vdekje në 24 orët e kaluara, sipas RKI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i gjerë mbi pandeminë thotë së fundmi se…