Gjermania nis fluturimet me Greqinë, udhëtarët do izolohen në hotel

19 maj 2020 | 13:50

Greqia ka rihapur transportin ajror me Gjermaninë, duke hequr barrikadën e ngritur dy muaj më herët me arsyen e koronavirusit.

Një avion transportoi të hënën i ka sjell pasagjerët e parë nga Frankfurti drejt Athinës.

Udhëtarët u përballën me procedurat e reja të autoriteteve greke, me formularë dhe analiza anti-kovid që pritet të standardizohen kudo nëpër Evropë pas kësaj faze të hershme të pandemisë.

Deri në daljen e rezultatit të testimit, pasagjerët do të jenë të detyruar të qëndrojnë në një hotel dhe të izolohen atje për dy javë nëse dalin të infektuar.

Sipas autoriteteve, karantina do të aplikohet për cilindo të ardhur nga jashtë gjatë gjithë muajit maj.

“Ata prej jush që rezultojnë negativë, dhe këtë ua uroj të gjithëve, do e vazhdoni karantinën në banesën e deklaruar. Por vëreni se gjatë karantinës nuk dilet, nuk lëvizet jashtë, dhe nëse ju kapin, do keni 5 mijë euro gjobë dhe pasoja penale.”

Pasagjerët që mbërritën një ditë më parë me linjë direkte nga Gjermania i komentojnë procedurat pas fluturimit si të  panevojshme.

“Nga përvoja ime, aeroportet, agjencitë e udhëtimit, linjat ajrore nuk janë të përgatitura. Brenda në avion ka shumë njerëz dhe nuk ka kuptim të ndjekësh masa të caktuara sigurie para apo pas fluturimit.”, ka deklaruar një pasagjer.

Greqia do i mbajë të bllokuar kufijtë ajrorë për shtetet e BE-së më të prekura nga pandemia, si Italia, Spanja apo Mbretëria e Bashkuar.

Për të ruajtur shëndetin publik, deri më 14 qershor janë pezulluar edhe fluturimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendi shpreson që në muajin korrik do të rihapet për turistët e huaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, drejtori…