Gjermania nis tre avionë dhe ndihma të tjera për Turqinë
Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, ka bërë të ditur se Gjermania po dërgon tre avionë me tenda dhe ndihma të tjera për viktimat e tërmetit në Turqisë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore me përmasa të pabesueshme, ne jemi vërtet thellë të prekur. Ne qëndrojmë me Turqisë”, ka thënë ministrja Faeser në bazën ajrore ‘Wunstofr’ në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Faeser tha se tre avionë ushtarakë ngarkesash sot do të ngrihen nga baza ushtarake, me 40 tonë ndihma të organizuara nga Agjencia Federale për Ndihmë Teknike (THW). Ministri Pistorius, nga ana e tij, tha se Forcat Ajrore Gjermane do të vazhdojnë me këto fluturime për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore e tmerrshme. Si forca të armatosura gjermane ashtu edhe pjesëtarët e saj, mendimet tona janë me viktimat, me të afërmit e tyre që tani janë në zi dhe që duhet të përballen me këtë situatë të vështirë. Është thjesht e tmerrshme, e vështirë për t’u shprehur me fjalë”, tha Pistorius.
Si pasojë e dy tërmeteve të forta që goditën Turqisë jugore, sipas shifrave të fundit zyrtare, mbi 18.300 persona humbën jetën dhe të paktën 74 mijë të tjerë janë plagosur.
Nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, janë prekur mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Adıyaman, Gaziantep dhe Hatay. Po ashtu edhe në Sirinë fqinje, sipas raporteve të mediave, numri i të vdekurve ka tejkaluar shifrën 3.300, ndërsa mbi 5.200 kanë mbetur të plagosur.