Gjermania nuk e fton Mustafin
16 mars 2018
| 16:16
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low nuk e ka ftuar mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, për miqësoret e marsit kundër Spanjës (23 mars) dhe Brazilit (27 mars).
Pavarësisht se Mustafi është titullar te “Topçinjtë”, nuk e ka bindur Lowin për t’u ftuar në Kombëtare. Para shqiptarit janë ftuar: Matthias Ginter i Borussia Mönchengladbach dhe 26-vjeçari i Hertha Berlindit, Marvin Plattenhardt.