Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve për qytetarët e Kosovës

20 gusht 2020 | 18:42

Media e njohur gjermane “Tagesspiegel” ka shkruar se Gjermania po përgatitet për mbylljen e kufijve ajror dhe tokësor me Kosovën për shkak të numrit të lartë të të kthyerve me koronavirus ajte.

Aktualisht 1 mijë e 775 mërgimtarë nga Kosova kanë rezultuar pozitiv nëpër aeroporte sapo kanë mbërritur në tokën gjermane dhe kjo gjë po shihet si shumë shqetësuese për rritjen e rasteve në vazhdim.

Mediumi gjerman thotë se “nuk mund të përjashtohet mundësia që qeveria e Kosovës të mbyllë në të ardhmen e afërt aeroportet dhe kufijtë tokësorë”.

Derisa potencon se nuk mund të përjashtohen masa as nga qeveria federale gjermane. “Nëse numrat do të vazhdojnë sikur deri tani të dy palët ndoshta nuk do të kenë zgjidhje tjetër” shkruan Tagesspiegel.

Për një muaj në territorin e Gjermanisë kanë hyrë 1 mijë e 775 kosovarë të infektuar me koronavirus.


Këta shtetas me shtëtësi të Kosovës të dyfshitë dhe atë të Gjermanisë vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. Gjatë një muaji në territorin e Gjermanisë sipas të dhënave nga Robert Koch Institute nga Kosova kanë shkuar 1 mijë e 755 persona të infektuar me koronavirus.

Gjermania ka identifikuar Kosovën si një ndër vendet që po përhapin infeksionin e koronavirusit. Numri i rasteve të reja ka arritur nivelet e muajit prill dhe përpjekjet për vaksina pritet të japin fryt vetëm vitin e ardhshëm.

Gjermania raporton një dyfishim të rasteve me koronavirus në tri javët e fundit dhe kancelarja Angela Merkel paralajmëron se nuk do ketë lehtësime të mëtejshme të masave kufizuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbolli shqiptar së shpejti do ta ketë ligën mbarëkombëtare. Për…