Gjermania parandalon një sulm terrorist

15 qershor 2018 | 10:16

Autoritetet gjermane thanë se arrestimi i një tuniziani, i dyshuar për bërjen e armëve biologjike, me gjasë ka parandaluar një sulm terrorist.

29-vjeçari i identifikuar si Sief Allah H. u arrestua të martën në qytetin Këln, pasi në banesën e tij u gjet agjent ricin, thanë zyrtarët e agjencisë vendase të inteligjencës BfV.

Shefi i kësaj agjencie, Hans-Georg Maassen, ka thënë se provat e deritashme tregojnë se është penguar një sulm “shumë i mundshëm” terrorist.

Raportohet se i arrestuari ka pasur material të mjaftueshëm në banesën e tij për të prodhuar doza helmuese të ricinit.

Prokurorët thanë se i dyshuari ka pasur kontakte me ekstremistët islamikë, porse ata nuk kanë dëshmi se ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga…