Gjermania përgëzon Kosovën pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes energjetike ndërmjet ENTSO-E dhe KOSTT

05 tetor 2020 | 11:28

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka përshëndetur hyrjen në fuqi të marrëveshjes energjetike ndërmjet Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E) dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT).

Sipas ambasadës, ky është një moment historik për Kosovën dhe për bashkëpunimin rajonal.

“Ambasada gjermane përgëzon KOSTT-in dhe Qeverinë e Kosovës për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lidhjes me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit (ENTSO-E). Marrëveshja më në fund mundëson krijimin e një zone të pavarur të kontrollit për Kosovën – kjo është një moment historik për Kosovën dhe për bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

(A.M / Epoka e re)

https://www.facebook.com/germany.in.kosovo/posts/3543326962395424

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj…