Gjermania përkrah proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka premtuar se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës i proceseve nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
Ambasadori Heldt ka thënë se bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit është në interes të dyja palëve për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.
Këto komente diplomati gjerman i ka bërë të martën gjatë një takimi me ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.
Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka falënderuar ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti gjerman në konsolidimin e shtetit të Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.
Gjatë këtij takimi ministri dhe ambasadori në veçanti kanë diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave.
Me këtë rast ministri Gashi ka vu në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë duke kërkuar nga ambasadori gjerman përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës.
/Epoka e re/