Gjermania përkujton 80 mijë viktimat e Covidit

18 prill 2021 | 13:37

Gjermania ka përkujtuar të dielën në një ceremoni kombëtare 80 mijë viktimat e koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier do të marrin pjesë në një meshë në kishën Kaiser Wilhelm në Berlin, e cila është shkatërruar plotësisht gjatë bombardimeve në 1943, mbetjet e të cilave janë përfshirë në një memorial anti-luftë.

Ata do të marrin pjesë në një ceremoni në Konzerthaus në kryeqytet, ku presidenti do të mbajë një fjalim.

Me masat anti-Covid janë akoma në fuqi, sipas të cilave kufizohen grumbullimet. Ceremonia e sotme është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin publik.

“Në cilësinë e presidentit, unë besoj se është shumë e rëndësishme për ne që të ndalemi dhe t’u  themi lamtumirë me dinjitet atyre që vdiqën gjatë pandemisë, përfshirë ata që nuk ranë viktima të virusit, por që për shkak të tij vdiqën të vetmuar. Pas çdo numri, ekziston një jetë”, ka thënë presidenti Steinmeier.

Udhëheqësit e 16 landeve kanë kërkuar nga qytetarët të bashkohen në kujtesë, duke ndezur qirinj në dritare gjatë gjithë fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë më parë u mbajt ceremonia mortore e Princit…