Gjermania pezullon të gjitha evenimentet e mëdha deri në fund të tetorit
17 qershor 2020
| 22:51
Gjermania ka vendosur të mos mbajë asnjë eveniment të madh deri në, të paktën, fund të muajit tetor.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka takuar të mërkurën krerët institucionalë dhe janë pajtuar të zgjasin pezullimin e tubimeve të mëdha, si panairet e festivalet, për të shmangur valën e re të infektimeve me koronavirus.
Duke folur pas takimit, Merkel ka kërkuar nga qytetarët gjermanë të respektojnë rekomandimet dhe të mos thyejnë rregullin për distancim social, por ka shtuar se numri i rasteve të reja me COVID-19 është stabilizuar.
Gjermania deri tash ka regjistruar 188 mijë raste me infeksion e 8800 vdekje.