Gjermania planifikon rihapjen e kufijve me 31 vende
Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.
Gjermania, sikur edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të marsit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Sipas një propozimi të parë nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.
Plani pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Gjermania ka thënë se ka vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit.
Ajo ka konfirmuar mbi 180,000 raste të të infektuarve dhe rreth 8,300 viktima.
Numri i relativisht i ulët i viktimave në krahasim me vendet e tjera evropiane, i është atribuar testimit masiv./rel/