Gjermania po shqyrton sistem të ri të mbrojtjes raketore

29 mars 2022 | 07:54

Sistemi do të bazohej në modelin izraelit Arrow 3 dhe do të ishte në gjendje të kapte raketa balistike me rreze të gjatë veprimi. “Ne duhet të përgatitemi”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi të dielën se qeveria e tij po shqyrtonte ngritjen e një mburoje antiraketë për të gjithë territorin gjerman.

Sistemi i mbrojtjes raketore do të bazohet në modelin izraelit.

Çfarë tha Scholzi?

“[Një mburojë raketore] është sigurisht një nga gjërat që po diskutojmë, për arsye me vend,” i tha Scholz-i transmetuesit ARD.

“Ne të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se kemi një fqinj që aktualisht është i gatshëm të përdorë forcën për të çuar përpara interesat e tyre.”

Olaf Scholz nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme mbi këtë plan të mundshëm, duke shtuar se ai nuk ishte përfundimtar.

Kancelari Olaf Scholz te emisioni Anne Will

Kancelari Olaf Scholz te emisioni Anne Will

Scholz-i foli për një sistem të mundshëm raketor gjatë një interviste në emisionin e njohur “Anne Will”.

Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Scholz-i njoftoi krijimin e një fondi special prej 100 miliardë eurosh për të forcuar ushtrinë gjermane.

Sipas gazetës gjermane Bild, kancelari gjermane e ka diskutuar të mërkurën përdorimin e fondit me Inspektorin e Përgjithshëm të Bundeswehr-it Eberhard Zorn dhe ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Çfarë dihet për modelin izraelit?

Gazeta gjermane Bild am Sonntag raportoi më parë se Gjermania po konsideronte blerjen e një sistemi izraelit Arrow 3. Sistemi do të kushtonte 2 miliardë euro (2.2 miliardë dollarë), sipas gazetës.

Raketë Arrow-3

Raketë Arrow-3

Sistemi Arrow është i aftë të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë dhe mund të operojë në lartësi aq të larta sa stratosfera.

Sistemi izraelit Arrow nuk duhet të ngatërrohet me Iron Dome, i cili shkatërron raketat me rreze të shkurtër fluturimi. Bundeswehr-i gjerman tashmë ka një sistem Patriot të aftë për të kapur raketa me rreze të shkurtër veprimi. /DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret që javën…