Gjermania prapë shënoi rënie të të infektuarve e të vdekurve nga Covidi

26 prill 2020 | 10:44

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se numri i rasteve të reja të të infektuarve me Koronavirus në Gjermani ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë.

Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet u regjistruan 1 737 raste të reja të infektimit dhe kështu shifra e përgjithshme shkoi në 154 175.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 140 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 5 640, shkruan “CNN”.

Ky institut më parë ka deklaruar se numri ditor i rasteve të reja të infektimeve duhet të bjerë edhe për disa qindra në mënyrë që masat kufizuese të mund të hiqen. Sidoqoftë, qeveria gjermane tashmë e ka filluar lehtësimin e masave, përshirë hapjen e dyqaneve të veturave, biçikletave dhe librarive. Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Fondi i Kurimeve Pensionale (Trusti), është goditur nga pandemia…