Gjermania pritet të furnizojë Ukrainën me ‘Panzerhaubitze 2000’
05 maj 2022
| 11:42
Gjermania po përgatitet të furnizojë Ukrainën me “Panzerhaubitze 2000” (armë me rreze të gjatë veprimi), sipas gazetës “Die Welt”, duke plotësuar kërkesën e Kievit për armë që mund të godasin objektivat në një distancë prej 40 kilometrash, shkruan “The Guardian”.
Armët , sipas “Bild”-it do të dërgohen në Ukrainë në fund të qershorit, megjithatë ky vendim politik bie ndesh me këshillën e ushtrisë gjermane, e cila ka thënë se kërkon mjete të armatosura për nevojat e saj.
Vetëm 40 nga 119 armët “Panzerhaubitze 2000” janë aktualisht gati për përdorim, ka shkruar “Die Welt”.