Gjermania pritet të “mbyllet” deri në 31 janar

04 janar 2021 | 18:26

Qeveria federale gjermane ka arritur një marrëveshje me 16 landet e pavarura për të zgjeruar karantinën deri në 31 janar.

Sipas gazetës Bild, vendimi final pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme nga kancelarja Angela Merkel.

Vendimi është kërkuar me forcë veçanërisht nga disa rajone të rëndësishme si Baviera, Saksonia dhe Turingia, që regjistrojnë një rritje domethënëse të rasteve me koronavirus, në një vend që tashmë ka kaluar 1 milion e 700 mijë rastet dhe 35 mijë viktimat.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës cilësohet si një ngjarje që “nuk parashikohet në një të ardhme të afërt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës e…