Gjermania pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të vitit 2021

13 tetor 2020 | 15:01

Gjermania pritet të jetë në gjendje të fillojë imunizimin e njerëzve kundër koronavirusit në tre muajt e parë të vitit 2021, ka deklaruar ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, “unë vlerësoj se do të mund ta fillojmë imunizimin në çerekun e parë të vitit të ardhshëm”, tha Spahn.

Ai theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar.

Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj ta zhvillojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Autoritetet planifikojnë të bëjnë fillimisht vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë, përfshirë njerëzit që vuajnë nga kushte para-ekzistuese mjekësore, të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e shtëpive të pleqve.

Gjermania ka konfirmuar në total mbi 332 000 raste me koronavirus.

Prej tyre, mbi 9 600 kanë vdekur dhe afro 280 000 janë shëruar.

Aktualisht, në të gjithë botën, janë duke u zhvilluar rreth 170 vaksina të mundshme kundër koronavirusit.

Prej tyre, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 26 janë në faza të testimit në njerëz./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një fjalimi të dytë në seancen e djeshme në…