Gjermania propozon shtyrjen e tubimeve të mëdha

08 mars 2020 | 20:38

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u ka propozuar sot organizatorëve të ngjarjeve që të shtyhen tubimet me më shumë se 1.000 njerëz për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Spahn ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “DPA”, se ai beson se ka shumë ngjarje sportive, koncerte dhe panaire në periudhën e ardhshme.

 

 

“Jam i vetëdijshëm për pasojat që do të ketë për qytetarët dhe organizatorët. Ne do të diskutojmë brenda ditëve në vijim se si do të merremi me pasojat ekonomike “, u shpreh  ai.

Partitë politike gjermane në qeveri do të takohen sonte për të diskutuar mbi disa masa, përfshirë kreditë për të kapërcyer krizën dhe shtyrjet e mundshme tatimore për sektorë të caktuar si turizmi dhe hoteleria, transmeton “KP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ish-komandanti i…