Gjermania raporton më pak raste se dje të të infektuarve

13 prill 2020 | 08:58

Numri i rasteve të reja të infektimeve me koronavirus gjatë 24-orëve në Gjermani ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë.

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 2 537 raste të reja, gati 300 më pak se në ditën paraprake. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 123 016.

Numri i viktimave u rrit për 126 për një ditë dhe tash shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani është 2 799 persona, shkruan “The Guardian”.

Gjermania është ndër shtetet evropiane me numrin më të lartë të të prekurve nga virusi, por vazhdimisht është dalluar për numër relativisht të vogël të rasteve fatale në krahasim me numrin e popullsisë dhe në krahasim me shtetet e tjera, si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet duhet të marrin masa më të mëdha në luftën…