Gjermania raporton numër më të ulët të infektimeve nga COVID-i

14 prill 2020 | 09:50

Gjermania dje, sipas të dhënave që ka publikuar sot, ka shënuar numrin më të vogël të rasteve të reja të të infektuarve me virusin “Korona” për më shumë se tri javë matje, duke ngjallur shpresat për përmirësim të situatës.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani u konfirmuan 2 082 raste të reja të infektimeve dhe kjo është shifra më e ulët që nga data 22 mars. E marta ishte dita e katërt me radhë që solli rënie të rasteve të reja. Kthyer në përqindje, rritja e rasteve nga 123 016 sa ishte numri i përgjithshëm një ditë më parë, në 125 098 sa është sot, paraqet shtim prej vetëm 1.7 për qindësh, që është shkalla më e ulët që nga fillimi i përhapjes së virusit në këtë shtet.

Megjithatë, sot u shënua rritje e viktimave në krahasim me ditën paraprake. Të hënën u konfirmuan 126 raste fatale, ndërsa sot 170, shkruan “Daily Mail”.

Bavaria mbetet shteti më i prekur me mbi 33 mijë raste të konfirmuara të infektimeve. Berlini i ka regjistruar 4 668 raste dhe 56 vdekje, ndërsa numër relativisht të lartë të të prekurve ka shënuar edhe Hamburgu. Një ekip i ekspertëve dje rekomandoi që një pjesë e kufizimeve të largohen, nëse numri i infektimeve vazhdon të bie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Kosovës do të bëjë padi penale ndaj kryeministrit…