Gjermania refuzon dy firma kineze për prodhim të çipave

10 nëntor 2022 | 08:22

Qeveria gjermane hodhi poshtë të mërkurën një investim të mundshëm kinez në dy prodhues vendas të gjysmëpërçuesve, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare si arsye kryesore, sipas raportimeve të mediave lokale.

Më herët gjatë ditës, kabineti i ndaloi Elmos, një kompani gjermane me bazë në Dortmund, të shiste një strukturë të prodhimit të çipave tek një kompani kineze, tha ministri i Ekonomisë Robert Habeck, siç konfirmoi edhe Elmos publikisht.

Ai tha pa mëdyshje se blerja e planifikuar nga Kina e Elmos do të kishte rrezikuar rendin dhe sigurinë publike në Gjermani, shkruan KosovaPress.

Rasti tjetër i nënshtrohet sekreteve tregtare të kompanisë, kështu që ai nuk mund të hyjë në detaje, shtoi ai.

Sipas të përditshmes së biznesit Handelsblatt, rasti i dytë i bllokadës lidhet me blerjen nga një investitor kinez të kompanisë bavareze ERS Electronic. ERS Electronic është një kompani shumëkombëshe e pajisjeve gjysmëpërçues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tregoi…