Gjermania regjistron shifrën më të lartë të të infektuarve me Covid-19 prej prillit

20 gusht 2020 | 14:11

Gjermania ka njoftuar të enjten se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1 707 raste të reja me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë prej muajit prill.

Përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe dhjetë persona të vdekur, duke e çuar shifrën totale të viktimave në 9 253.

Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus më mirë sesa shumë fqinj evropianë, mirëpo sikur në secilin vend tjetër numri i rasteve të reja është rritur në kohën e pushimeve verore.

Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare.

Të dhënat e fundit të Institutit Robert Koch në Gjermani, kanë çuar në 228 621 numrin e të infektuarve në këtë shtet prej kur ka nisur pandemia.

Shifrat ditore janë të krahasueshme me prillin, kur koronavirusi është supozuar se kanë qenë në pikun e tij.

Të përballura me rritje të numrit të të infektuarve, autoritetet gjermane kanë nisur të testojnë falas secilin person që kthehet në këtë shtet nga vendet ku koronavirusi është shumë i përhapur.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të martën se nuk do të mund të ketë lehtësim të masave të kufizimit tani për tani.

Ajo u ka bërë thirrje gjermanëve që të kujdesen për higjienën e tyre, si dhe u ka rikujtuar atyre se masa e karantinës për personat që kthehen nga zonat e rrezikut nuk është mundësi “por detyrim”, për aq kohë sa nuk kanë teste negative.

Disa ekspertë besojnë se rritja e numrit të të infektuarve mund të arsyetohet edhe me rritje të numrit të testimeve./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…