Gjermania, rreth 1 000 të infektuar me Covid për 24 orë
12 maj 2020
| 08:22
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi sot, se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 933 raste të reja të koronavirusit. Me këta të infektuar, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 shkoi në 170 508 persona, shkruan “Reuters”.
Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 116 vdekje të reja dhe numri i përgjithshëm i rasteve fatale shkoi në 7 533.
Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka shkallë dukshëm më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.
Qeveria gjermane i ka larguar disa masa të kufizimeve, por infektologët kanë paralajmëruar se ky vendim mund të shkaktojë rritje të numrit të rasteve.