Gjermania shënoi për një ditë mbi 4 000 raste me Covid 19
13 tetor 2020
| 08:33
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 13 të vdekur nga koronavirusi. Me këta të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 634, shkruan “The Guardian”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 4 122 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 329 453.
Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera. Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.