Gjermania shënon mbi 600 raste të reja me Covid-19
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 638 raste të reja me Covid-19 dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 177 850 persona.
Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 42 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 8 216, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.
Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat e kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe ka përgatitur pako të mëdha financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.