Gjermania shënon rritje të rasteve të reja me Covid-19

19 maj 2020 | 08:37

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 513 raste të reja të infektimeve me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 175 210 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Pas katër ditëve të pakësimit të rasteve të reja ditore, Gjermania të martën shënoi rritje të shifrës në krahasim me ditët paraprake.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 72 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8 007 persona.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë zotuar se do të krijojnë një fond të përbashkët të BE-së me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Edhe qeveria gjermane ka premtuar miliarda euro për institucionet rajonale dhe kompanitë në formë të stimulimit për shkak të tkurrjes së konsiderueshme të ekonomisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoxhë Shefqet Krasniqi ka shprehur mendimin mbrëmë për pandeminë Covid-19.…