Gjermania shkurton fondet federale për nevojat e refugjatëve
Qeveria e Gjermanisë planifikon të përgjysmojë ndihmën federale për shtetet për të mbuluar kostot e tyre për refugjatët, si pjesë e një buxheti të shtrënguar të vitit 2024, pasi vendi përballet me inflacion të lartë.
Më shumë se 1 milion njerëz kërkuan strehim në Gjermani pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Komunat dhe 16 shtete po kërkojnë më shumë fonde federale për të përmbushur nevojat e refugjatëve vitin e ardhshëm.
Dy burime qeveritare, të cilët kërkuan të mos përmenden emrat, thanë se Berlini do të sigurojë një maksimum prej 1.7 miliardë eurosh për të plotësuar nevojat e refugjatëve në vitin 2024, nga 3.75 miliardë euro që dha këtë vit.
Qeveria federale nuk ka premtuar të rrisë shumën në nivelet e 2023 në vitet e ardhshme.
Një zëdhënës i ministrisë së Financave tha se nuk kishte asnjë rezultat në një takim të sotëm midis qeverisë federale dhe zyrtarëve shtetërorë për këtë çështje.