Gjermania, shteti me investimet më të mëdha në Kosovë

20 qershor 2024 | 08:18

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, në RTV21, sa iu përket investimeve në Kosovë, tha se Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor.

“Duke qenë një treg jo edhe shumë i madh Kosova, Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor”, tha Ujkani.

Ai tutje tha se në kuadër të Këshillit të Invesitorëve po përpiqen që të tërheqën sa më shumë invesitorë edhe nga vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, këtu me theks të veçantë Ujkani përmedi Qipron dhe Spanjën.

Veç Gjermanisë, sipas Ujkanit edhe kompanitë Franceze janë mjaft invesitore në Kosovë.

”Mendoj byrokracitë e tepruara nganjëherë dalin të jenë pengesa që pak kush i pret”, tha Ujkani teksa i quajti të pajustifikueshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një konferencë së fundi në Berlin, më shumë se…