Gjermania synon Kloppin, Liverpooli ëndërron Alonson
12 shtator 2023
| 16:57
Federata Gjermane e Futbollit po përgatit një ofertë për Jurgen Klopp, për t’i besuar bankinën e Kombëtares.
Mediet britanike raportojnë se trajneri që duket se ka profilin ideal për të marrë drejtimin e “The Reds” është kreu i stolit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.
Trajneri spanjoll ka përfshirë një opsion në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, i cili i lejon atij të ndërpresë marrëveshjen në çdo moment në rast të një telefonate nga “Anfield”.
Me kontratë me Liverpoolin që zgjat deri në vitin 2026, Klopp mbetet zgjedhja e parë e drejtuesve gjermanë, por për momentin rikthimi i tij në Gjermani duket shumë i pamundur.