Gjermania synon normalizim të marrëdhënieve me Turqinë

04 gusht 2018 | 20:07

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka deklaruar se shteti i tij e dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

“Është e qartë se ne duam një normalizim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona reciproke”, tha Maas.

Ai pohoi se Gjermania, një vend me tre milionë qytetarë turq, e ka interes jetik normalizimin e marrëdhënieve me shtetin turk.

Maas foli edhe për planin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të vizituar Gjermaninë muajin e ardhshëm.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Kolner Stadt-Anzeiger, ministri tha se të gjitha temat që janë diskutuar për një kohë do të hidhen përsëri në tryezë.

Ministri Maas bëri me dije se aktivitetet e ushtrisë turke në pjesën veriperëndimore të Sirisë do të diskutohen gjithashtu gjatë vizitës së mundshme të Erdogan në shtetin e tij.

“Pra, ka ende shtetas gjermanë të cilët janë në burg në Turqi. Nuk mund ta kuptojmë pse është kështu”, ka thënë ministri i jashtëm gjerman.

Mediat gjermane raportuan se Erdogan do të vizitojë Gjermaninë në fund të shtatorit, por akoma asgjë nuk është konfirmuar nga Anakaraja zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aparati juaj i kafesë mund të jetë duke prodhuar më…