Gjermania thotë se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e gazit rus
Ministri gjerman i mbrojtjes tha se Bashkimi Evropian duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit.
“Duhet të ketë një përgjigje”, citoi ministria e mbrojtjes të thoshte Christine Lambrecht në një intervistë me transmetuesin publik ARD.
“Krime të tilla nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, shtoi ajo, raporton skynews.
Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sanksione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj.
Rusia furnizon 40 për qind të nevojave të gazit të Evropës gjersa pritet që kjo varësi të ulet pas marrëveshjes me SHBA-të.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha vonë të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.