Gjermania thotë se BE-ja duhet të diskutojë për ndalimin e gazit rus
04 prill 2022
| 08:29
Ministri gjerman i mbrojtjes tha se Bashkimi Evropian duhet të diskutojë për ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit.
“Duhet të ketë një përgjigje”, citoi ministria e mbrojtjes të thoshte Christine Lambrecht në një intervistë me transmetuesin publik ARD.
Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sanksione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj.
Rusia furnizon 40 për qind të nevojave të gazit të Evropës gjersa pritet që kjo varësi të ulet pas marrëveshjes me ShBA-në.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha vonë të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.