Gjermania thotë se do ta zbatonte urdhërarrestin për Netanyahun në territorin e saj
Gjermania ka thënë se do ta respektonte një urdhërarrest të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjND) kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit është pyetur nëse qeveria gjermane do të ekzekutonte një urdhërarrest të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër kryeministrit Netanyahu nën dyshimet për krime lufte, raporton gazeta “The Jerusalem Post”.
“Natyrisht. Po, ne e respektojmë ligjin”, ka thënë Hebestreiti.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, të hënën ka thënë se ka kërkuar lëshim të urdhërarresteve për kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, dhe tre udhëheqës të Hamasit nën dyshimet për krime lufte.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar këtë lëvizje të prokurorit Khan. Kryediplomati i ShBA-së, Antony Blinken, madje ka shprehur gatishmëri për të punuar me Kongresin rreth vendosjes së mundshme të sanksioneve kundër GjNP-së.