Gjermania thotë se mund të përballojë numrin në rritje të të infektuarve
Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë aktualisht mund të përballojnë rritjen e numrit të të infektuarve me Covid.
Kështu i ka thënë agjencisë “Reuters”, zëvendësdrejtori i Institutit për sëmundje infektive, Robert Koch. Numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur në javët e fundit. Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare.
Të enjten, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ishte 1 707, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infetkuarve në 228 621.
“Për momentin, numrat po rriten pak më ngadalë sesa në pranverë, kjo është mirë – por për sa kohë që ato po rriten, sigurisht që nuk është një zhvillim i këndshëm”, ka thënë Lars Schaade. Ai u ka bërë thirrje njerëzve të mos udhëtojnë në vendet me rrezik të lartë dhe t’i përmbahen distancimit fizik si dhe rregullave të higjienës.
Pothuajse gjysma e rasteve të regjistruara nga Instituti Robert Koch ishin të kthyerit nga pushimet, ka thënë Schaade. Kujtojmë se Gjermania ka lëshuar një paralajmërim kundër udhëtimit në disa pjesë të Kroacisë.