Gjermania tregon forcën ndaj Portugalisë
Gjermania më në fund “zgjohet” dhe dhuron spektakël në sfidën vendimtare ndaj kampionëve në fuqi, Portgalisë.
Skuadra e Joachim Low triumfoi 4-2 ndaj luzitanëve, në një nga ndeshjet më të bukura të Evropianit deri më tani.
Ndeshja edhe pse nisi me dominimin e gjermanëve, u zhbllokuar nga Ronaldo me një kundërsulm vrastar në minutën e 15-të.
Kundërpërgjigja e “Pancerave” ishte e frikshme, teksa do të përmbysnin gjithçka në harkun e 4 minutave. E veçanta? Të dy ishin autogola, të realizuar nga Ruben Dias dhe Guerreiro, teksa një gjë e tillë ndodhë për herë të parë në një Evropian.
Në fillimin e pjesës së dytë Kai Havertz dhe Gosens shënuan për Gjermaninë, dy golat që këtë herë ishin me autorë gjermanë. Digo Jota realizoi në të 67-tën, por që do të vlente sa për statistika, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Gjermania ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, ndërkohë që në krye mbetet Franca me 4. Portugalia ka 3 pikë.