Gjermania tregon nëse ka ndryshuar qëndrim për kufijtë
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se janë spekulime raportimet se qëndrimi i Gjermanisë do të ndryshojë kur bëhet fjalë për korrigjimin e kufijve, duke shtuar se ai do të mbetet i njëjtë.
Ai ka theksuar se, në këtë drejtim, disa vende evropiane, por edhe ata në rajon, po shprehin rezerva, raporton televizioni “N1”, transmeton “Klan Kosova”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq diskutuan mbi problemin e Kosovës të dielën, si dhe bashkëpunimin ekonomik në Paris.
Kjo është ajo që u njoftua zyrtarisht.
Ky ishte takimi i parë i kancelares gjermane dhe kreut të shtetit serb pasi Angela Merkel shfaqi kundërshtinë e Gjermanisë për korrigjimin e kufirit si një model për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Gjermanisë janë shumë të mira, vlerësoi ambasadori gjerman.
“Ne mbështesim rrugën e Serbisë për në BE dhe ne e ndjekim këtë në mënyrë konstruktive”, ka thënë ai.