Gjermania triumfon me 9 gola, Spanja mund Greqinë dhe merr kreun e grupit
11 nëntor 2021
| 23:13
Spanja ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertën e vështirë të Athinës kundër Greqisë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Sarabia në minutën e 26-të. Iberikët ju gëzuan edhe humbjes së Suedisë 2-0 në transfertën ndaj Gjeorgjisë duke marr kreun e Grupit B me 16 pikë, një më shumë se nordikët.
Gjermania vijon rrugëtimin perfekt në eliminatore duke marrë një fitore 9-0 Lihteshtejnit. Sane dhe Thomas Muller spikatën me dopietë, Reus, Gudogan dhe Baku realizuan tri gola të tjerë, ndërkohë që miqtë shënuan dhe dy autogola.
Kroacia ndërkohë mori një fitore spektakolare 7-1 ndaj Maltës. Portugalia komplikoi rrugëtimin e saj duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Irlandës.